Under Header

spot_img

Në 14 minuta lojë Erxhani shkëlqen me Efesin në Superligën e Turqisë

spot_img
spot_img

Anadolu Efes ka vazhduar formën e shkëlqyer në Superligën e Turqisë, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi këtë sezon.

Skuadra nga Stambolli triumfoi bindshëm ndaj Merkezefendit me rezultat 90-72.

Në këtë ndeshje, basketbollisti kosovar Erxhan Osmani edhe njëherë tregoi efikasitet të lartë në pak minuta në parket.

Ai për 14 minuta lojë kontribuoi me 11 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime, duke u renditur mes më të mirëve në fitoren e radhës të kampionëve të shumëfishtë turq.

Efesi me këtë fitore mbetet pa humbje në kampionat, me bilanc perfekt prej 3 fitoreve në po aq ndeshje, duke konfirmuar ambiciet e tij për titull që në fillim të sezonit.

Erxhani kishte shkëlqyer edhe gjatë mesjavës në Euroligë dhe atë në mes të Beogradit ndaj Partizanit. /AsistiOnline.com/

Erxhan Osmani shkëlqen në Beograd, por s’mjafton për fitoren e Efesit

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds