Kampionia e Kosovës Trepça sonte e nis fazën grupore të kompeticionit evropian FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit sfida e parë e sezonit i pret ndaj nënkampionit aktual të garës – PAOK-ut nga Selaniku, një rival i fortë dhe me histori të madhe.
I formuar në afro një shekull me 1928, pra plot
jë prej klubeve më me traditë në basketbollin grek, PAOK-u ka 2 tituj kampioni dhe 3 Kupa të Greqisë, gjersa ka edhe dy trofe evropianë.Sivjet skuadra ka pësuar ndryshime jo të pakta për dallim nga sezoni i kaluar, ku në krye të skuadrës është emëruar legjenda sllovene e basketbollit Jure Zdovc i cili ka një karrierë të gjatë si lojtar dhe trajner në Evropë, me tituj dhe eksperiencë në shumë shtete.
Ai është i njohur për natyrën e fortë, përkushtimin ndaj mbrojtjes dhe disiplinës, dhe për aftësinë për të punuar me talente të reja.
Nga lojtarët Zdovc sivjet ka transferuar emra si: Cleveland Melvin (Cholet – Francë), Marvin Jones (Bilbao – Spanjë), Stephen Brown Jr. (Nymburk – Republika çeke), KJ Jackson (Sopron KC – Hungari), Tomas Dimsa (Zaragoza – Spanjë), Ben Moore (H.Gilboa Galil – Izrael), Antonis Koniaris (Lavrio – Greqi), Thodoris Zaras (Lavrio – Greqi) dhe Giorgos Fillios (AEK Betsson – Greqi). Një roster tejet tejet i fortë i grekëve, që sonte shihen favorit përballë ekipit tonë kosovar.
Ndeshja mes PAOK-ut dhe Trepçës nis nga ora 19:15 dhe transmetohet direkt në YouTube. /AsistiOnline.com/