Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të FIBA Evropës Kamil Novak, si dhe drejtuesit e FBK-së, Kryetari Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku u pritën sot nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, Sekretari i Përgjithshëm Bislim Bislimi dhe Fidan Shatri, Kryeshef i Agjencisë së Sportit të Kosovës.
Në takim u theksua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet MKRS-së dhe FBK-së, si dhe mbështetja institucionale për zhvillimin e basketbollit në Kosovë.
Nga FBK u theksua se tema ishte organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030, ku sporti do të jetë në qendër të vëmendjes, me investime të rëndësishme në infrastrukturë.
Jorge Garbajosa falënderoi MKRS-në për përkrahjen ndaj FBK-së dhe sportit tonë kombëtar, duke theksuar rëndësinë e partneritetit për organizime të suksesshme ndërkombëtare.