Under Header

spot_img

Kakiouzis shpërndan minutazhën edhe tek të rinjët, shkëlqen Bardh Istrefi

spot_img

Sigal Prishtina sonte e mposhti rivalin lokal Borën në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Ajo çfarë ra në sy tek ekipi bardhekaltër ishte minutazha për lojtarët e rinj të cilët trajneri grek Michalis Kakiouzis i inkuadroi të gjithë në lojë dhe të cilët treguan performanca tejet pozitive, shkruan AsistiOnline.com

Nga kjo ndeshje vlen të ceket performanca e Bardh Istrefit i cili u rikthye pas një kohe të gjatë nga lëndimi dhe pati një paraqitje fantastike në 18 minuta lojë dhe 12 pikë, prej tyre 2 treshe nga 2 tentime.

Të kujtojmë se Bardhi ka një gjatësi shumë të mirë prej 202 centimetrave dhe luan në pozitat 3/4. Lojtarët si Bardhi duhet të vlerësohen më shumë në ekipet tona.

Minutazhë te Prishtina sonte patën edhe Liri Zeneli e Adrian Ibishi.

Prishtina sivjet po tregon formë shumë pozitive me 4 fitore nga 4 ndeshje zyrtare, 2 në ENBL dhe 2 në Superligën e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme