Under Header

spot_img

Skuadrat kosovare në Evropë: Shumë shpenzime, fare rezultate

spot_img
spot_img

Basketbolli kosovar po vazhdon të përjetojë netë të hidhura në garat evropiane, edhe pse tash e disa vite klubet marrin pjesë rregullisht në FIBA Europe Cup dhe ENBL League.

As këtë edicion, panorama nuk ka ndryshuar: tri skuadra në tri fronte, por përsëri tri humbje — dhe shumica prej tyre me diferencë të thellë.

Në ndeshjet e fundit, Bashkimi u turpërua në Itali nga Reggio Emilia me 100-65, Peja u mund në Kroaci nga Dubrava me 95-83, ndërsa Trepça humbi në shtëpi nga Braunschweig me 70-84. Këto rezultate janë vetëm vazhdim i një zinxhiri të gjatë dështimesh që prej pjesëmarrjeve të para të klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare.

Edhe pse çdo vit flitet për “përvojë” dhe “rritje të nivelit”, në parket shihet e njëjta tablo: humbje me diferenca të mëdha dhe pothuajse asnjë përmirësim real në renditje apo performancë. Në anën tjetër, klubet bëjnë shpenzime të mëdha për udhëtime, akomodime dhe kontrata të huajsh, ndërsa rezultatet mbesin të njëjta.

Në disa raste, pjesëmarrja në këto gara duket më shumë si një show imazhi sesa një projekt sportiv i menduar mirë. Asnjë skuadër kosovare deri në 5 vitet e fundit nuk ka kaluar fazën e grupeve në garat evropiane, dhe humbjet me 20, 30 apo edhe 40 pikë diferencë janë bërë tashmë rutinë.

Në këtë situatë, lind pyetja e pashmangshme: a ka vërtet kuptim kjo pjesëmarrje çdo vit, pa strategji afatgjate dhe pa investime reale në zhvillimin e brendshëm të basketbollit kosovar?

Nëse synohet progres, ndoshta ka ardhur koha që klubet dhe federata të bëjnë bilanc të sinqertë — jo vetëm financiar, por edhe sportiv. Sepse, për momentin, Kosova në Evropë është prezente vetëm në letër, jo në rezultat. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme