Sot hapet xhiro e tretë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Ekipi kryeqytetas Bora e pret në ”shtëpi” skuadrën e Pejës, me duelin që luhet në ”Minatori” të Mitrovicës, pasi palestra ”1 Tetori” është ende e zënë me zgjedhje politike.
Në dy xhirot e para, Bora ka 2 humbje e Peja ka 2 fitore dhe sonte na pret një duel i zjarrtë me dy ekipet që kërkojnë fitoren me çdo kusht.
Ndeshja nis nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion. /AsistiOnline.com/




