Under Header

spot_img

Bora sot drejtohet nga një trajner vendor

spot_img
spot_img

Skuadra kryeqytetase Bora sot zhvillon duelin e radhës në kuadër të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Bora ndeshet me Pejën që po kalon në formë të lartë në elitën tonë, pasi në dy xhirot e para fitoi dy derbi ndaj Trepçës dhe Yllit.

AsistiOnline.com ka mësuar se ekipi prishtinas sot do të drejtohet nga trajneri vendor Lorik Kllokoqi, kjo pasi bullgari Lubomir Minchev më nuk është trajner i Borës.

Edhe pse nga Bora ende nuk është konfirmuar largimi i Minchev, kjo çështje tashmë është punë e kryer, ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë AsistiOnline.com

Kllokoqi në të kaluarën ka luajtur te Prishtina e si trajner ka drejtuar KBF Prishtinën, por edhe Kosovën U18 Femrat.

Bora dhe Peja takohen sot në ”Minatori” të Mitrovicës nga ora 16:00. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme