Under Header

spot_img

Ndërron jetë Arben Fondaj, ish lojtarit i i Yllit dhe ish anëtar i bordit të FBK-së

spot_img
spot_img

Me dhimbje të madhe është marrë lajmi për ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish-lojtar, ish-anëtar i bordit të K.B. Golden Eagle Ylli dhe ish-anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Fondaj ishte i njohur për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e basketbollit kosovar, veçanërisht në Suharekë, ku për vite me radhë ishte pjesë aktive e klubit Ylli në periudha të rëndësishme të historisë së tij. Ai do të kujtohet për përkushtimin, dashurinë e sinqertë ndaj sportit dhe mbështetjen që i ka dhënë brezave të rinj të basketbollistëve.

Figura e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin sportiv, duke fituar respektin e të gjithëve që patën rastin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen Fondaj, miqtë dhe të afërmit e tij.

U prehtë në paqe, Arben Fondaj.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme