Under Header

spot_img

Bashkimi e fiton derbin ndaj Trepçës

spot_img
spot_img

Bashkimi fitoi derbin e xhiros së tretë të ProCredit Superligës, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 79:93 (18:19, 18:33, 19:18, 24:23).

Çerekun e parë edhe pse mysafirët e nisën më mirë dhe kishin epërsi të lehtë, kjo pjesë përfundoi 18:19. Por, dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, ku Portokallezinjtë ishin shumë më të mirë, 18:33, për të shkuar në pushim me epërsi të thellë 36:52.

Në pjesën e dytë, vendasit u përpoqën disa herë të rikthehen, por arritën vetëm të ngushtojnë epërsinë e jo të bëjnë rikthimin e madh. Kështu Bashkimi fitoi me rezultat bindës 79:93.

Chad Brown kishte 19 pikë e 13 kërcime te vendasit, derisa Mikaile Tmusiq shtoi 18, derisa te mysafirët më i miri ishte Tj Bickerstaff me 15 pikë, 15 kërcime e pesë asistime.

Trepça ka një fitore e dy humbje, kurse Bashkimi tri fitore në tri ndeshje.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme