Sonte zhvillohet derbi i xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Kampionia aktuale Trepça e pret nënkampionin Bashkimin në palestrën e zjarrtë ”Minatori”.
Trepça e ka nisur sezonin e ri me 1 fitore 1 humbje, derisa Bashkimi ka arritur dy fitore deri tani.
Të dja ekipet janë përforcuar tejet shumë edhe sivjet, gjersa po paraqiten edhe në garat evropiane.
Përballja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.




