Under Header

spot_img

Ekskluzive: Adis Beçiragiq pritet të emërohet përzgjedhës i ri i Kosovës

spot_img
spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll pritet ta nisë një faqe të re në prag të parakualifikimeve për Eurobasket 2029, që fillojnë më 20 nëntor, me në krye trajnerin boshnjak Adis Beçiragiq.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com të afërta me Federatën e Basketbollit të Kosovës, Beçiragiq pritet të emërohet shumë shpejt selektor i kombëtares A të meshkujve, duke zëvendësuar kështu francezin Jean Denys-Choulet në pankinë para ndeshjeve të rëndësishme që e presin Kosovën.

Kosova ndodhet në një grup interesant me Shqipërinë dhe Sllovakinë, ndërsa pritet që ndeshja e parë, ajo ndaj Shqipërisë më 30 nëntor, të zhvillohet në Shkodër, sipas të gjitha gjasave.

Adis Beçiragiq (i lindur në Sarajevë më 18 korrik 1970) ka një karrierë të pasur si trajner dhe si ish-lojtar. Ai deri para pak javësh ka qenë përzgjedhës i Përfaqësueses së Bosnjë dhe Hercegovinës, të cilën e udhëhoqi në dy Eurobaskete (2022 dhe 2025), duke arritur disa fitore historike me ekipin edhe prej nga vjen.

Dihet se Beçiragiq në Kosovë ka udhëhequr edhe me Pejën, Golden Eagle Yllin dhe në vitet e fundit po punon tek kampionia aktuale e Kosovës në dy vitet e fundit – Trepça.

Beçiragiq pritet ta drejtojë Kosovën për herë të parë më 30 nëntor kundër Shqipërisë, në një duel simbolik dhe me rëndësi të madhe për nisjen e mbarë të ciklit të parë të parakualifikimeve të para drejt Eurobasket 2029. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme