Under Header

spot_img

Igor Miliçiq merr drejtimin e skuadrës së famshme greke

spot_img
spot_img

Skuadra e madhe greke e basketbollit Aris ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ri garues – Igor Miliçiq, me të cilin ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi për sezonin 2026-27.

Trajneri kroat, i lindur më 9 janar 1976, njihet për sukseset e shumta në karrierën e tij, duke fituar tre tituj kampioni të Polonisë (2018, 2019, 2021), dy Kupa të Polonisë (2020, 2022), dhe dy Superkupa (2017, 2022), ndërsa është shpallur edhe “trajneri i vitit” në kampionatin polak.

Ish lojtari i dalluar i skuadrës kosovare të Trepçës dikur, gjithashtu ka shkruar historinë në Itali, duke fituar Kupën e Italisë në vitin 2024 me skuadrën e Napolit, që ishte trofeu i parë në historinë e klubit italian.

Në arenën ndërkombëtare, ai ka arritur rezultate të spikatura edhe me Kombëtaren e Polonisë, të cilën e udhëhoqi drejt vendit të katërt në Eurobasket 2022 dhe vendit të gjashtë në Eurobasket 2025.

Karrierën e tij si trajner e nisi në vitin 2014 me AZS Koszalin, ndërsa më pas ka drejtuar skuadra si Anwil, Ostrow Wielkopolski, Beshiktash dhe Napoli. Me Napolin, pavarësisht se kishte vetëm buxhetin e 10-të në ligë, arriti të fitojë Kupën e Italisë, duke u vlerësuar gjerësisht për punën e tij.

Miliçiq, i cili si lojtar kishte luajtur edhe në Greqi gjatë sezonit 2003-04 me ekipin e Heraklionit, tani rikthehet në vendin ku dikur kishte qenë pjesë e parketit – këtë herë në rolin e trajnerit të Aris, një prej klubeve me histori të pasur në basketbollin grek. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme