Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë në ProCredit Superligë. Bardhekaltrit fituan ndaj Rahoveci 029 me shifrat 68:77 (22:21, 11:20, 17:16, 18:20).
Çerekun e parë më nisën mysafirët, duke pasur epërsi të lehtë, por vendasit u kundërpërgjigjën dhe kjo pjesë përfundoi 22:21. Prishtinasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e dominuan këtë pjesë, 11:20 për të shkuar në pushim me shifrat 33:41.
Perioda e tretë ishte më e barabartë, 17:16 dhe dhanë maksimumin në dhjetë minutat e fundit, megjithatë nuk ia arritën qëllimit, ku kryeqytetasit shfrytëzuan përvojën dhe fituan 68:77.
Isiah Umipig kishte 26 pikë e katër asistime për vendasit, kurse Deondre Burns kishte 20 pikë, pesë kërcime e katër asistime për mysafirët.
Rahoveci 029 ka një fitore e dy humbje, ndërsa Sigal Prishtina tri fitore në tri ndeshje.




