Under Header

spot_img

KB Peja synon fitoren e parë në ENBL, përballë bullgarëve të Spartak Pleven

spot_img
spot_img

Peja do të kërkojë sonte fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës Ndërkombëtare ENBL (European North Basketball League), teksa në palestrën “Karagaç” pret skuadrën bullgare Spartak Pleven.

Pas dy humbjeve radhazi në nisje të garës — fillimisht ndaj Rigas Zelli dhe më pas përballë Dubravës — verdhezinjtë e kanë të qartë objektivin: të rikthehen te rezultatet pozitive para tifozëve të tyre.

Ndeshja pritet të zhvillohet në ora 19:30, ndërsa transmetimi do të bëhet drejtpërdrejt në Artmotion.

Pejanët do të synojnë të shfrytëzojnë maksimalisht përparësinë e fushës dhe mbështetjen e publikut të zjarrtë në “Karagaç”, për të shënuar fitoren e parë në këtë kompeticion evropian dhe për të mbajtur gjallë shpresat për një ecuri më të suksesshme në grup. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme