Under Header

spot_img

Peja arrin fitoren e parë në ENBL, dërrmon Spartak Plevenin e Bullgarisë

spot_img
spot_img

GO+ Peja ka shënuar fitoren e parë në Ligën ENBL. Verdhezinjtë fituan në shtëpi ndaj Spartak Pleven me rezultat 96:81 (28:9, 25:25, 29:22, 14:25).

Skuadra pejane ishte dominuese nga fillimi deri në fund, duke pasur epërsi të thellë, derisa në dhjetë minutat iu dha hapësirë lojtarëve të rinj.

Fillimi i ndeshjes ishte i jashtëzakonshëm për vendasit 20:5, për të fituar çerekun e parë 28:9, derisa thelluan epërsinë në periudhën e dytë, 34:9, kurse pjesa e parë përfundoi 53:34.

Edhe pjesën e dytë e kontrolluan pejanët që nuk e rrezikuan fitoren dhe fituan 96:81.

Pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, ku Skyler Tyron Flatten e mbylli me 21 pikë.

GO+ Peja shënoi fitoren e parë pas dy humbjeve, kurse Spartak Pleven pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme