Under Header

spot_img

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve nga Dijon, pëson humbjen e tretë në FIBA Europe Cup

spot_img
spot_img

Një mbrëmje dramatike në palestrën “Sezai Surroi” nuk solli fundin që dëshironte Bashkimi. Skuadra prizrenase u mund pas vazhdimeve nga JDA Dijon me rezultat 74-83, në një duel ku për pak sa nuk arriti ta siguronte fitoren në kohën e rregullt.

Takimi u mbyll 68-68 pas 40 minutash të luftuara, ndërsa në sekondat e fundit Jan Palokaj kishte mundësinë ta vuloste triumfin për Bashkimin, por tentativa e tij nuk u realizua, duke çuar ndeshjen në vazhdime. Në pjesën shtesë, ekipi francez ishte më i freskët dhe më i saktë, duke e ndëshkuar Bashkimin në momentet vendimtare.

Te prizrenasit u dalluan TJ Bickerstaff me 18 pikë dhe Lejson Zeqiri me 14, të cilët ishin më efikasët në parket, por kontributet e tyre nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e tretë radhazi në garat evropiane.

Pas këtij rezultati, Bashkimi mbetet ende pa fitore në grup, ndërsa më 4 nëntor do të ketë një tjetër përballje të vështirë në shtëpi, kur do të presë skuadrën kroate Cibona Zagreb. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme