Under Header

spot_img

Bashkimi sonte ndaj Dijonit, përballje e fortë në Prizren

spot_img
spot_img

Sonte në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi do të përballet me skuadrën franceze Dijon në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Takimi fillon nga ora 19:00 dhe pritet të sjellë një mbrëmje të fortë basketbolli për tifozët prizrenas.

Ashtu si kundërshtari i tyre, edhe Bashkimi ka regjistruar dy humbje në ndeshjet e para të grupit dhe sonte do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion. Për skuadrën portokalli, ky duel para tifozëve të vet përbën mundësinë ideale për t’u rikthyer në rrugën e rezultateve pozitive.

Bashkimi pritet të mbështetet në lojën kolektive, ritmin e shpejtë dhe përkrahjen e zjarrtë të publikut prizrenas, i cili gjithmonë di të krijojë një atmosferë të veçantë në “Sezai Surroi”.

Fitorja ndaj Dijonit do të ishte një shtysë e madhe për ekipin, që kërkon të mbajë gjallë shanset në garat evropiane dhe të rifitojë besimin pas startit të vështirë në grup. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme