Erxhan Osmani po e vazhdon shkëlqimin e tij në Euroligë.
Lojtari me prejardhje shqiptare ka shkëlqyer edhe ndaj kampionit frances duke u shpallur MVP i ndeshjes.
18 pikë, 3 asiste e 6 kërcime, ishin statistikat e tij ndaj Parisit në fitoren e Efesit 80-90.
Që nga fillimi i sezonit të ri, Erxhani është shndërruar në lider tek gjiganti turk i basketbollit dhe po shkëlqen me paraqitje. /AsistiOnline.com/




