Under Header

spot_img

Trepça pret sonte Anwilin në kërkim të fitores së parë në FIBA Europe Cup

spot_img
spot_img

Sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça do të zhvillojë një tjetër duel të rëndësishëm në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup, ku përballë do ta ketë skuadrën polake Anwil Włocławek.

Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në “Minatori”.

Të dy ekipet janë ende në kërkim të fitores së parë, pasi pas dy xhirove të para kanë pësuar nga dy humbje. Për Trepçën, ky është një rast i artë që të reagojë para tifozëve të vet dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në fazën e radhës.

Mitrovicasit pritet të mbështeten te përvoja e lojtarëve kryesorë dhe përkrahja e fuqishme e tifozëve “Torcida”, të cilët tradicionalisht krijojnë një atmosferë unike në palestrën “Minatori”.

Një fitore sonte do të kishte peshë të madhe për Trepçën, jo vetëm në aspektin e pikëve, por edhe për moralin e skuadrës në garat evropiane. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme