Under Header

spot_img

Pejës 03 nuk i mjaftojnë as ”yjet”, Bashkimi e mposht në Prizren

spot_img
spot_img

Kampioni aktual i basketbollit kosovar femëror – Bashkimi i’a ka shkaktuar humbjen e parë sezonale skuadrës së Pejës 03.

Vashat pejane që po luajnë sivjet edhe në garën evropiane EuroCup Women dhe i kanë mbledhur lojtaret më të mira vendore, janë mposhtur sot në Prizren me rezultat 77-71.

Alexis Marie Mead me 30 pikë, si dhe Merisa Bilalli e Marks Thaniya Desiree, ishin lojtaret më të dalluara në fitoren e vashave të Bashkimit.

Gjersa te Peja 03 s’mjaftuan çuditërisht për fitore, Eve Wembanyama me 20 pikë e Enisa Kamerolli me 14 të tjera.

Bashkimi gjendet i pari në tabelë me 4 fitore nga 4 ndeshje, derisa Peja 03 ka 3 fitore dhe 1 humbje. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme