Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE NGA AGON FEHMIU: SI TË MPOSHTET CIBONA

spot_img
spot_img

Është vërejtur se Cibona nën drejtimin e trajnerit Ivan Rudež luan basketboll shumë të shpejtë, e qarkullon shumë dhe shpejtë topin, e përdor tepër shumë pick and rollin duke krijuar “miss-match” me lojtarët shtatëlartë dhe sulmon koshin pas gjuajtjeve duke kërkuar kërcimin në sulm dhe shënimin pas rasteve të përmirësuara apo rasteve të dyta (second chance points)


Pra Cibona ka:
1. Sulm të organizuar mirë me lëvizje të shumtë dhe të shpejtë të topit, shumë pasime, hyrje( prerje) pa top dhe sulm të hapur.
2. Shumë e përdor “pick-and-roll”in me fundorët Shishko dhe Roberson që janë tepër të shpejtë dhe nëse mbeten vetëm pas bllokut gjuajnë për tri pikë ose futen në brendi dhe depërtojnë deri në fund ose duke realizuar ose duke asistuar për pikë të lehta të qendrave ose-ose krijojnë pozita dhe e kthejnë topin prapa për snajperistat.
3. Cibona është shumë e shpejt në kundërsulm, vrapon shumë shpejtë në kundërsulme pas çdo kërcimi në mbrojtje.
4. Ka disa alo shumë të fuqishëm dhe atletikë që sulmojnë tabelën dhe kjo ju mundëson të dominojnë në kërcime në sulm.

Për këtë arsye, Bashkimi duhet të aplikoj mbrojtje e cila

1. ia kufizon qarkullimin e topit,
2. duhet t’i ndërprej vijat e pasimeve
3. duhet t’i ndërprej depërtimin e fundorëve duke përdor ndihmë në bllok dhe kthimin prapa të qendrave
4. Duhet bllokuar kundërsulmin e shpejtë me presing në lojtarin me top kur Cibona e nis sulmin e ri duke pamundësuar fillimisht pasimin e parë të gjatë e pastaj edhe zhvillimin e shpejtë të kundërsulmit

MBROJTJET MË TË MIRA KUNDËR CIBONËS: “PACK LINË” OSE “MBROJTJA NË GJYSMË FUSHE”
Cibona sikurse thash është shumë e mirë kur e lëviz shpejtë topin dhe depërton prandaj, çelësi i suksesit sipas meje është: të mos lejohet afrimi i tyre te koshi, të mbahet sa më lartë dhe detyrimi i gjuajtjes nën presion.

Bashkimi duhet të luaj mbrojtjen “pack line” që do të thotë një lojtarë i mbron snajperistat Shishko e Roberson duke qëndruar një hap prapa vijës së treshes kurse 4 lojtarë tjerë e mbulojnë hapësirën/zonën dhe e ngushtojnë atë duke pamundësuar depërtimet
Ose duhet luajtur mbrojtja njeri në njeri duke e markuar ngushtë dhe duke mos lejuar pasimet anësore drejtë snajperistave që janë të saktë nga këndet
Pikë e dobët e Cibonës është edhe loja një me një andaj duhet detyruar në këtë.
Ajo që duhet të bëjë Bashkimi është të jetë më agresivë në mbrojtje individuale dhe të kenë komunikim më të mirë dhe të flasin në mbrojtje, një gjë që ka munguar në ndeshjen e parë.

THEKSI NË KËRCIME NË MBROJTJE
Cibona shpesh fiton ndeshjet duke dominuar në kërcime në sulm prandaj për ta pamundësuar këtë Bashkimi gjithmonë duhet t’i ketë
• minimum tre lojtarë që e mbyllin koshin sidomos kundër alove të tyre që janë shjumë të lëvizshëm forëardëve të tyre).
• Fundorët duhet të afrohen te koshi për të ndihmuar në kërcime.
• Lojtarët e Bashkimit nuk duhet të nisen shpejt në sulm pa e siguruar mirë topin fillimisht.
Duke e kontrolluar kërcimin në mbrojtje, Cibonës i pamundësohet arma e fortë, shënimi i pikëve nga kërcimet në sulm apo pikët nga rastet e dyta

PARANDALIMI I “PICK-AND-ROLL”
Shishko dhe Roberson janë shumë të mirë në leximin e mbrojtjeve “pick-and-roll” dhe mënyrat më të mira për t’i ndaluar janë
• “ICE” në pick-and-roll anësor që do të thotë, mbrojtësit e Bashkimit që i mbulojnë Shishkon dhe Robersonin duhet t’i detyrojnë ata të udhëheqin topin anash ose kah vija fundore duke i futur në kurth dhe duke mos lejuar vendosjen e bllokut (pick n rollit) në mes duke krijuar opsione të shumta për pasime, depërtime dhe shut. Pra, duhet detyruar që topi të shkojë anash, jo në mes.
• Në “pick-and-roll” qendror duhet përdor mbrojtjen me tërheqje (“drop coverage”) nëse lojtarët shtatë-lartë të Bashkimit mund ta mbrojnë koshin.
• Bashkimi nuk duhet të bëjë shumë ndërrim të lojtarëve në mbrojtje (sëitch) sepse nuk ka mbrojtës të gjithanshëm dhe Cibona kërkon me ngulm “mismatch”-in apo ndërrimet e gabueshme kur i gjati mbetet në të shkurtin dhe këtë e shfrytëzon me mjeshtri pasi është karakteristik e trajnerit Rudezh.
Pika të forta të Cibonës janë depërtime dhe treshet kurse është vërtetuar se gjuajtjet nga gjysmë distanca i kanë pikë të dobët prandaj duhet detyruar sidomos nga maja e trapezit

NGADALËSIMI I RITMIT DOMOSDOSHMËRI
Cibonës i konvenon loja e shpejtë dhe e preferon lojë me vrapim të shpejtë pas çdo kërcimi.
Për ta neutralizuar këtë duhet pasur kujdes që
• në sulm që të mos mbetet i pambrojtur kundërsulmi
• Kthimi i shpejtë në mbrojtje
• Përdorimi i presingut në tërë fushën ose presing zonal në 3/4 e fushës për ta ulur ritmin e tyre.

Pra Bashkimi do të përfitoj shumë nëse loja kthehet në duel në gjysmë fushe sepse kjo është pikë e dobët e Cibonës.

MBROJTJET QË BASHKIMI DUHET SHMANGUR
1. Presioni në tërë fushën për kohë të gjatë sepse Cibona ka fundorë që e përballojnë mirë presionin dhe kjo e lodhë Bashkimin që fizikisht nuk është më i përgatitur se Cibona.
2. Zona e hapur (2–3) sepse kanë snajperistë të rrezikshëm dhe e qarkullojnë shumë shpejtë topin.
3. Assesi mbrojtja me sëitch apo ndërrim sepse lojtarët e Cibonës janë mjeshtër për të krijuar “mismatch” për lojtarët e tyre shtatë-lartë apo aolt dhe fundorët që janë depërtues.

Pra për me e përmbledh shkurtë rreziku nga Cibona vjen nga kundërsulmet e shpejta, loja “pick-and-roll”, kërcimet në sulm, qarkullimi i topit dhe gjuajtjet nga këndi

Mbrojtja më e mirë kundër kësaj është kthimi i shpejtë në mbrojtje, mbyllja e zonës së brendshme dhe mos lejmi i afrimit te koshi, komunikimi në mbrojtje.
Pra mos të harrojmë
• “ICE” ose “drop coverage”, ndihmë nga ana e dobët
• “Box out” i fortë, të gjithë ndihmojnë në kërcim
• Mbrojtje “pack-line” ose njeri në njeri ngushtë,
• mos lejimi i pasimeve anësore
• Rrotullimi i shpejtë në mbrojte dhe mbyllja e koshit duke kontrolluar kërcimet në mbrojtje

PËR SUKSES DUHET MBROJTJE GRANITE:
Pra, mbrojtja më e mirë kundër Cibonës është
• një mbrojtje e disiplinuar njeri në njeri në gjysmë fushe,
• kërcimet e suksesshme në mbrojtje dhe
• kontrolli i tranzicionit: nga njëra anë ndërprerja e kundërsulmit të shpejtë e Cibonës dhe nga ana tjetër kthimi i shpejtë në mbrojtje
• Detyrimi të gjuajnë përmes aksioneve të gjata dhe gjuajtjeve të vështira nga gjysmëdistanca duke parandaluar kundërsulmet dhe shënimet pas kërcimeve në sulm (2CP) apo pikët pas rasteve të dyta.

Agon Fehmiu (komentator dhe autor i emisionit ekskluziv për basketboll ASIST) është trajner basketbolli që në vitin 2008 ka diplomuar në gjeneratën e parë të klinikës së trajnerëve të Euroleague Basketball Institute (EBI) tek trajneri i mirënjohur Ettore Messina (4 herë kampion i Euroleagues). Me rastin e duelit special Bashkimi vs Cibona, për herë të par 137 pas shumë kohësh ka bërë skautimin dhe analizën e një skuadre dhe ka dal me një strategji dhe sugjerim se si të luhet kundër gjigantit kroat, dikur superfuqisë evropiane, Cibonës së Zagrebit, kampione e Euroleagues 1985 dhe 1986.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme