Under Header

spot_img

Kur Prishtina shkruante histori: Damir Mulaomeroviq shpallej “Trajneri i Vitit” në FIBA Europe Cup

spot_img
spot_img

Rikthimi i Damir Mulaomeroviqit në Prishtinë sjell kujtime të një periudhe të artë për basketbollin kosovar. Ish-trajneri i Z Mobile Prishtina, që sot drejton Dinamo Zagrebin, dikur bëri histori me klubin kryeqytetas në arenën ndërkombëtare – duke u shpallur “Trajneri i Vitit” në FIBA Europe Cup.

Në vitin 2019, Mulaomeroviq u zgjodh trajneri më i mirë i këtij kompeticioni pas votimeve të zhvilluara në faqen zyrtare të FIBA-s, ku mori 20% të votave të tifozëve, duke lënë pas emra të njohur si Nebojsha Vidis i Balkan Botevgrad dhe Gianmarco Pozzecco i Dinamo Sassari.

Nën drejtimin e tij, Prishtina arriti suksesin më të madh në historinë e basketbollit kosovar, duke siguruar vendin në Top 16 të FIBA Europe Cup — një arritje që mbetet unike për klubet nga Kosova.

Ky sukses i jashtëzakonshëm, i ndërtuar me shumë pasion dhe profesionalizëm, e vendosi Prishtinën në qendër të vëmendjes së basketbollit evropian dhe bëri që emri i Mulaomeroviqit të lidhet përherë me historinë më të ndritur të klubit.

Tani, disa vite më vonë, Mulaomeroviq rikthehet në Prishtinë, por në anën tjetër të parketit — si trajner i Dinamo Zagrebit, përballë ish-klubit të tij me të cilin shkroi faqe të paharrueshme në historinë e basketbollit të Kosovës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme