Kampionia e Kosovës Trepça është mposhtur shumë ngushtë sonte në FIBA Europe Cup.
Ekipi ynë kosovar pësoi në çastet e fundit nga PAOK-u i Selanikut me rezultat 75-77.
Ndeshja ishte tepër interesante me mitrovicasit që mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal (16-16, 22-21) 38-37, derisa në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë ku mysafirët fituan çerekun e tretë (16-20), në periudhën e fundit Trepça bëri përpjekje maksimale për ta fituar ndeshjen (21-20), por në çastet e fundit nuk e arriti qëllimin.
Mustapha Amzil ishte më i miri te Trepça sonte me 17 pikë, Batin Tuna kishte 14, derisa Adnan Arslanagic e Jacori Payne, kishin nga 12 sosh.
Te PAOK-u në fitore u dalluan, Cleveland Melvin me 20 pikë e Stephen Brown me 12 të tjera.
Në duelin e fundit të grupit, Trepça udhëton në Gjermani për t’u përballur me Braunschweigun. /AsistiOnline.com/


