Under Header

spot_img

Rashica me Buyukçekmeçen mposhten në sekondat e fundit nga kampioni i Evropës Fenerbahçe

spot_img
spot_img

Skuadra turke Buyukcekmece, ku pjesë e stafit teknik është trajneri kosovar Andin Rashica, është mposhtur dramatikisht në sekondat e fundit nga kampioni aktual i Evropës, Fenerbahçe, në kuadër të Superligës Turke të basketbollit 91-87.

Në pjesën e parë Buyukçekmeçe ishte duke udhëhequr me 20 pikë dallim, por forca e lojtarëve të Fenerit në pjesën e dytë e bëri dallimin.

Pavarësisht buxhetit modest dhe vështirësive që po kalon këtë sezon, ekipi i Rashicës tregoi një paraqitje të madhe përballë gjigantit turk, duke qenë pranë fitores deri në momentet e fundit të takimit. Mirëpo, përvoja dhe cilësia e Fenerbahçes bënë diferencën në sekondat vendimtare, duke e përmbysur rezultatin në favor të tyre.

Andin Rashica, i cili këtë sezon është ndihmës trajner i Ozan Bulkaz në Buyukcekmece, po përballet me një sfidë të madhe për mbijetesën në elitën e basketbollit turk, për shkak të buxhetit të kufizuar të klubit. Megjithatë, performanca e sotme tregoi se skuadra ka potencial për të konkurruar denjësisht kundër çdo kundërshtari.

Rashica kishte nënshkruar me ekipin e Buyukcekmece në fillim të këtij sezoni, ndërsa edhe vitin e kaluar kishte punuar në Turqi, në radhët e klubit Manisa.

Përkundër humbjes, ndeshja e sotme vlerësohet si një nga paraqitjet më të mira të Buyukcekmece këtë sezon, duke dhënë shenja se skuadra e drejtuar nga stafi me përfshirje kosovare mund të jetë faktor në garën për mbijetesë. /AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i basketboll, volejboll dhe teksti

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme