Under Header

spot_img

Eliot Peci vendimtar, Rahoveci e fiton dramën ndaj Vëllaznimit

spot_img
spot_img

Në një dramë të vërtetë Rahoveci 029 fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 81:80 (22:21, 17:17, 18:17, 24:25), në xhiron e pestë të ProCredit Superligës.

Skuadra kuqezi e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 10:17, e më pas 12:19, e më pas u rikthyen ‘Vreshtarët’, ku çereku i parë përfundon 22:21. Basketbollistët e Rahoveci 029 kishin epërsi deri në gjashtë pikë, 27:21, por kësaj radhe kuqezinjtë u rikthyen, duke u zhvilluar lojë e baraspeshuar, ku pjesa e parë përfundon 39:38.

Lojë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku ‘Vreshtarët’ kishin epërsinë më të lartë, në 11 pikë, 55:44, por skenari i njëjtë u përsërit, pasi basketbollistët e Vëllaznimit afruan shifrat, që pas 30 minutash ishin 57:55. Në çerekun e fundit u zhvillua përballje edhe më interesante, ndër më të zjarrtat në këtë edicion, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej. Por, dy sekonda nga fundi, Eliot Peci me një lëvizje të zgjuar shënoi dy pikët vendimtare për 81:79, derisa ndeshja përfundoi me rezultat 81:80.

Te Rahoveci 029 u dallua Kentrell Pullian me 25 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Marques Ëarrick me 19 pikë dhe Leo Colimerio me 18 pikë.

Rahoveci 029 ka dy fitore e tri humbje, ndërsa Vëllaznimi një fitore e katër humbje.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme