Bashkimi ka arritur një fitore të madhe në FIBA Europe Cup, duke mposhtur skuadrën italiane Reggiana me rezultat të ngushtë 77-76.
Prizrenasit përmbysën ndeshjen në katër minutat e fundit falë një serie të jashtëzakonshme 10-0 dhe një bllokade vendimtare të Lake në sekondat e fundit.
Më të dalluarit te skuadra prizrenase ishin TJ Bickerstaff me 18 pikë dhe Kyan Anderson me 17, ndërsa te Reggiana nuk mjaftuan Tomas Woldetensae me 21 pikë dhe Jaylen Barford me 16.
Pas kësaj fitoreje dramatike, Bashkimi dhe Reggiana kanë nga dy fitore e tri humbje në grup. Në ndeshjen e fundit të fazës, prizrenasit do të udhëtojnë drejt Francës për t’u përballur me skuadrën e Dijoni. /AsistiOnline.com/




