Under Header

spot_img

Ekskluzive: Hellems vendos për t’u rikthyer te Vëllaznimi

spot_img
spot_img

Klubi i Vëllaznimit duket se e ka kompletuar rikthimin e amerikanit Jericole Hellems në radhët e veta.

Lojtari që sezonin e kaluar kishte shkëlqyer me fanellën kuqezi, do të veshë sërish ngjyrat e gjakovarëve në vazhdim të edicionit, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com

Për Hellems kishte interesim edhe nga skuadra të tjera të Superligës, përfshirë Golden Eagle Yllin dhe Trepçën, por duket se ai në fund ka zgjedhur të rikthehet në ambientin ku kishte lënë mbresa të forta.

Hellems vjen nga kampionati hungarez, ku këtë sezon ishte pjesë e skuadrës Zalakeramia. Megjithatë, pas një incidenti të ndodhur me një tifoz të klubit, drejtuesit hungarezë vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në Kosovë.

Rikthimi i Hellems pritet t’i japë Vëllaznimit forcë shtesë në fazën e ardhshme të garave. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme