Under Header

spot_img

Ekskluzive: Tru Allen përforcimi i ri te Golden Eagle Ylli

spot_img
spot_img

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka bërë një përforcim tjetër për sezonin e ri në basketbollin kosovar.

Therandasit kanë nënshkruar me lojtarin amerikan Tru Allen, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme mbrojtëse.

Allen vjen nga Fort Lewis College, ku në sezonin 2024/25 ishte një nga liderët e skuadrës. Ai u shpall një prej lojtarëve më të mirë të ligës. Në 30 ndeshje, ai regjistroi mesatarisht 12.5 pikë, 4 kërcime, 3.3 asistime dhe gati 2 topa të rrëmbyer për ndeshje, duke qenë një nga motorët kryesorë të lojës te Fort Lewis.

Përpara këtij sezoni, Allen luajti katër vite për Northwest Nazarene University, ku u shpall ”Lojtari më i mirë i ri i vitit”. Ai udhëhoqi konferencën në topa të rrëmbyer dhe ishte ndër më të mirët në SHBA në këtë kategori.

Në karrierën e tij kolegjiale, Allen ka arritur shifra mbresëlënëse: 1,376 pikë, 401 kërcime, 299 asistime dhe 219 topa të rrëmbyer, duke u vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Divizionin ku luajti.

Me energjinë, shpejtësinë dhe agresivitetin e tij në mbrojtje, Allen pritet të sjellë intensitet dhe stabilitet te ekipi nga Theranda, ndërsa Ylli synon trofetë vendorë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme