Under Header

spot_img

Një shqiptar po dominon: Meti Thaçi asistuesi më i mirë deri tani në Superligën e Maqedonisë

spot_img
spot_img

I biri i legjendës Muhammed Thaçi, Meti duket se po shkon drejt hapave të babait për t’u bërë një basketbollist i madh.

Meti sivjet po shkëlqen në Superligën e Maqedonisë së Veriut me ekipin e Çair 2030, duke qenë asistuesi më i mirë në ligë me 6.7 asiste për ndeshje. Djaloshi shqiptar ka gjithsej një numër mbresëlënës prej 48 asistimeve në 7 ndeshje.

Meti po shkëlqen edhe në elementet e tjera të lojës, me sulme efikase, ku ka 10.4 pikë për ndeshje, si dhe 3 kërcime për ndeshje.

22 vjeçari është prej bartësve të lojës te skuadra shqiptare edhe pse sivjet kanë mision tejet të vështirë, për t’a shpëtuar ekipin nga rënia në ligën e parë. /AsistiOnline.com/

 

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme