Bashkimi i Prizrenit ka arritur sonte fitore madhështore në grupet e FIBA Europe Cup.
Klubi kosovar siguroi fitoren e dytë me radhë, pas asaj ndaj Reggianës në javën e kaluar në Prizren, duke mposhtur sonte në Francë Dijonin me shifrat 84-93.
Ishte kjo një ndeshje fenomenale e ekipit të drejtuar nga Igor Jovoviç që me përjashtim të çerekut të parë (16-14), periudhat e tjera të ndeshjes i fitoi krejtësisht (17-22, 24-29, 27-28) dhe kështu në fund triumfoi me plot meritë.
Isaiah Cousins e Jan Palokaj që të dy me nga 20 pikë u dalluan sonte te Bashkimi, por u ndihmuan shumë edhe nga De’Quon Lake me 17 pikë.
Te Dijoni David Holston kishte 18 pikë.
Bashkimi tash ka 3 fitore e 3 humbje dhe për kualifikim tutje gjithçka varet nga dueli i nesërm Cibona – Reggiana, si dhe takimet e grupeve tjera, pasi vetëm 6 ekipe nga vendet e dyta shkojnë tutje. /AsistiOnline.com/




