Under Header

spot_img

BRAVOOOO BASHKIMI !

Fitorja historike në udhëtim te Dijoni megjithatë nuk siguron kalimin tutje

spot_img
spot_img

Me fitoren e Bashkimi ndaj Dijonit në udhëtim me plus 9 pikë dallim (93:84) aq sa kishte pësuar në ndeshjen e parë në Prizren (74:83) punët në Grupin J janë komplikuar tej mase megjithatë, Dijoni është aktualisht i pari në grup pasi ka koshdallim më të mirë (+1) se Bashkimi (-28).

Portokallinjve tonë i është dashur vetëm edhe një kosh më shumë dhe një fitore me + 10 pikë dallim për ta bërë Bashkimin lider të Grupit J dhe pastaj do të prisnim duelin Cibona vs. Reggiana ku do të na konvenonte cili do rezultat sepse vendin e dytë do ta kishim të garantuar pasi që fitorja e italianëve ndaj kroatëve në Zagrenb do të barazonte pikët e gjitha skuadrave në 9 dhe atëherë do të aplikohej Seksioni D i FIBA Rregullave të Përgjithshme Zyrtare të Basketbollit:
1. Pikët e fituara
2. Koshdallimi në duelet direkte
3. Koshdallimi i përgjithshëm shënuar/pranuar (+/-)
4. Renditja më e mirë klasifikuese në FIBA renditjen e klubeve

Në skenarin e barazimit me 4 ekipe (Bashkimi – Dijon – Cibona – Reggiana) shanset e Bashkimit janë të vogla sepse Dijoni ka koshaverazh më të mirë dhe në dyja ndeshjet kemi humbje/fitore identike me nga 9 pikë.
Në rastin më të mirë, Bashkimi mund të përfundoj i 3ti nëse Cibona e mposht Reggianën dhe kroatët përfundojnë si lider të grupit me 10 pikë.

Duke marr parasysh se në fazën e dytë kualifikohen direkt 10 liderët e grupeve dhe vetëm 6 skuadrat më të mira të dyta në grup, për t’ qetësuar të gjithë adhuruesit e basketbollit në Kosovë (edhe vetën në mesin e tyre) rezultatet e grupeve të tjera ndikojnë shumë sepse ekipet e tjera të vendeve të dyta kanë bilanc më të suksesshëm se sa ekipet në Grupin J.

Sidoqoftë, është ky një sukses i jashtëzakonshëm i basketbollit kosovar dhe Bashkimit i cili në debutimin e vet në garat e FIBA-së, pas një starti me 3 humbjeve, nga Cibona në Zagreb (93:79), Reggiana në Reggio Emilia (100:65) dhe Dijoni në Prizren pas vazhdimeve (74:83 / 68:68) arriti të rikthehet me 3 fitore sensacionale rresht dhe të bëhet atraksion i FIBA Europe Cup.
Fillimisht , deklasoi Cibonën legjendare me rezultat të thellë 89:69, pastaj shënoi fitore historike ndaj një prej top 10 skuadrave italiane Reggianës e cila ka buxhet 10 herë më të madh dhe krejt në fund e përmbylli me edhe një fitore historike, kësaj radhe si mysafir i Dijonit në Francëpor fatkeqësisht nuk arriti që ta fitoj me 10 apo më shumë pikë dallim ktë duel.

Megjitha, një BRAVOOOOOOOO e madhe Bashkimit për debutimin fantastik në garat e FIBA Europe Cup e për ktë në radhë të parë duhet uruar trajnerin malazez Igor Jovoviq që ka bërë një punë të mrekullueshme me skuadrën, së bashku me ndihmësit e tij Bledar Gjeqaj, Elbesar Gështenja e drejtorin Qëndrim Biraj por edhe komplet personelin dhe natyroisht kryesin e klubit që me ardjhjen e vet e ka ngjallur klubin më të vjetër në Kosovë, me traditën e vet 80 vjeçare

Në fund por që është me rëndësi më të madhe është 12dshja e lojtarëve fantastik
Altin Morina, Valon Bunjaku, Lejson Zeqiri, Jan Palokaj, Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva, Besim Bytyqi, Veton Gjeçaj dhe të huajt TJ Bickerstaff, Jeremiah Bailey, Kyan Anderson, Isaiah Cousins dhe De’Quon Lake

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme