Nesër do të zhvillohen ndeshjet e para në edicionin e ri të Ligës Unike të meshkujve.
Të dy takimet janë në kuadër të Grupit A, ndërsa sfidat e Grupit B janë shtyrë.
Besëlidhja do të ndeshet me Borën, kurse sfida e dytë është ndërmjet Teutës dhe Vëllaznimit.
Takimet pritet të jenë interesante me skuadrat që synojnë të nisin edicionin e ri me fitore.
Ndërkohë, skuadrat që garojnë në Grupin B janë Vllaznia, Apollonia, Golden Eagle Ylli dhe GO+ Peja.
Liga Unike – Java 1
E mërkurë
17:00 Besëlidhja – Bora
19:00 Teuta – Vëllaznimi




