Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar sot se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen Kosovë – Shqipëri në kuadër të FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.
Loci, një emër i njohur në basketbollin kosovar, ka një karrierë të pasur si basketbollist dhe trajner. Ai ka fituar tri herë titullin kampion me KB Pejën, si dhe ka drejtuar me sukses ekipe si Sigal Prishtina, Rahoveci dhe Peja. Për më shumë se një dekadë, Loci ka kontribuar edhe si ndihmëstrajner i Përfaqësueses së Kosovës.
Loci do të debutojë në këtë rol më 30 nëntor 2025, kur Kosova do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen e parë parakualifikuese për EuroBasket 2029. Ndeshja do të luhet në ora 18:00.
Për shumë vite, Bujar Loci ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit kosovar dhe tani është momenti për ta udhëhequr Përfaqësuesen në një rrugëtim të ri dhe plot sfida. /AsistiOnline.com




