Vëllaznimi shënoi fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Unike.
Kampionët e fundit të kësaj gare, fituan ndaj Teutës me rezultat 81:96 (23:28, 15:21, 21:22, 22:25).
Përballja në Durrës ishte emocionuese me kuqezinjtë që ishin më të mirë për të regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri në Grupin A, derisa ishte humbja e parë për durrësakët.
Elian Memçaj kishte 23 pikë për vendasit, kurse te mysafirët, i rikthyeri Jericole Hellems shënoi 21 pikë.




