Kampionia aktuale e Kosovës Trepça e ka mbyllur me humbje aventurën në garat evropiane.
Ekipi mitrovicas sonte u mposht në Poloni nga Anwili me rezultat 96-78.
Chad Brown kishte 19 pikë te Trepça sonte, JaCori Payne shtoi 18 e Mikaile Tmushiq 17.
Te Anwili u dalluan, Isaiah Mucius me 16 pikë e Michal Michalak me 13 sosh.
Kjo humbje bëri që Trepça t’a mbyll një sezon të ‘zi’ në garat evropiane, duke mos arritur që të shënojë asnjë fitore të vetme sivjet, as në kualifikimet e Ligës së Kampionëve e as në grupet e FIBA Europe Cup, ku ishte e kualifikuar direkt. /AsistiOnline.com/




