Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar me krenari listën e gjerë prej 15 lojtarësh që do të përfaqësojnë vendin në fazën parakualifikuese të FIBA EuroBasket 2029.
Çdo lojtar në këtë listë shihet si ambasador i energjisë, shpirtit luftarak dhe krenarisë së Kosovës. Përgatitjet intensive pritet të nisin, ndërsa entuziazmi në kampin e Dardanëve është në nivelin më të lartë.
Lista e gjerë e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029:
- Dardan Berisha
- Drilon Hajrizi
- Erjon Kastrati
- Mikaile Tmusic
- Divine Myles
- Lis Shoshi
- Gëzim Morina
- Valon Bunjaku
- Musab Mala
- Muhamedali Janjeva
- Dardan Kapiti
- Meriton Ismaili
- Erolt Rrahmani
- Jon Ismajli
- Rron Dahsyla
Sfida e parë e Kosovës në kuadër të parakualifikimeve do të zhvillohet ndaj Shqipërisë, një duel emocionues që pritet me padurim nga të gjithë sportdashësit.
Ndeshja e parë parakualifikuese:
- Data: 30 nëntor 2025
- Ora: 18:00
- Përballja: Shqipëria 🇦🇱 vs 🇽🇰 Kosova.




