Under Header

spot_img

Natyralizimet te Kosova – Qëllojeni se kush është rekordmeni

spot_img
spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka marrë një shtytje të madhe para fillimit të parakualifikimeve për EuroBasket 2029, pasi në skuadër është rikthyer fundori amerikan i natyralizuar, Divine Myles.

Pas një mungese të shkurtër, ai i është bashkuar sërish “Dardanëve”, ku vazhdon të jetë një figurë kyçe dhe një nga lojtarët më konstantë të këtij projekti.

Myles është tashmë lojtari i natyralizuar me më së shumti paraqitje për Kosovën, gjithsej 8 ndeshje, të cilat i ka zhvilluar në tri cikle të rëndësishme kualifikimesh:

2025

  • FIBA Basketball World Cup 2027 – European Pre-Qualifiers: 2 ndeshje

2021

  • FIBA Basketball World Cup 2023 – European Pre-Qualifiers: 2 ndeshje

2019

  • FIBA EuroBasket 2021 – Pre-Qualifiers: 4 ndeshje

Natyralizimi i tij ishte bërë nga ish-selektori amerikan Brad Greenberg, periudhë gjatë së cilës Kosova shënoi edhe suksesin më të madh të saj historik – kualifikimin nga parakualifikimet. Megjithatë, në fazën e kualifikimeve të plota, Kosova nuk arriti të përparojë më tej.

Përveç Myles, lista e lojtarëve të natyralizuar me më së shumti paraqitje për Kosovën përfshin:

  • Scott Bamforth – 7 paraqitje
  • Justin Doellman – 5 paraqitje
  • Dominic Artis – 5 paraqitje
  • Shawn Jones – 3 paraqitje
  • Malcolm Armstead – 2 paraqitje

Rikthimi i Divine Myles vlerësohet si tejet i rëndësishëm, duke pasur parasysh përvojën, intensitetin dhe ndikimin e tij në lojën e Kosovës. Ai pritet të jetë një prej shtyllave kryesore në tentimin e radhës për të kaluar fazën e parakualifikimeve, teksa Kosova synon të ndërtojë një skuadër më stabile dhe më konkurruese për EuroBasket 2029. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme