Under Header

spot_img

Rraci konfirmon largimin e Choulet, tregon edhe detaje tjera

spot_img
spot_img

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Adriatik Rraci, ka sqaruar për AsistiOnline.com situatën e selektorit të ekipit A dhe përgatitjet për “FIBA Window Eurobasket 2029”.

Ai ka bërë të ditur se Federata e Basketbollit të Kosovës ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-selektorin francez Jean Denys Choulet, me marrëveshje të dyanshme dhe pa asnjë implikim financiar për palët.

Rraci theksoi se ndarja është bërë me vullnet të ndërsjellë dhe se palët janë pajtuar të mos vazhdojnë më tej.

Në mungesë të Choulet, Rraci ka konfirmuar se Bujar Loci do ta udhëheqë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Kombëtares së Shqipërisë. Sipas tij, kjo marrëveshje mbetet në fuqi deri në një vendim të ri të federatës.

Gjithashtu, menaxheri i Përfaqësueses ka njoftuar se reprezentacioni do të ketë lojtarë të natyralizuar, ndërsa lista e gjerë e të ftuarve do të publikohet nesër në rrjetet sociale zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ky sqarim është dhënë në një intervistë për AsistiOnline.com.

“Ju njoftoj se me trajnerin Bujar Loci kemi arritur një marrëveshje që ai ta udhëheqë Kombëtaren e Kosovës në kete FIBA Window pra ndeshjen e parë ndaj Kombëtares së Shqipërisë. Ky vendim mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, tha fillimisht Rraci.

“Sa i përket ish-selektorit francez, z. Jean Denys Choulet, kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme dhe vullnet të ndërsjellë. Jemi dakorduar që të mos vazhdojmë më tej, pa asnjë kosto apo implikim financiar shtesë për asnjërën palë”, tregon ai.

Rraci paralajmëroi në fund edhe ardhjen e një lojtari të natyralizuar te Kosova.

“Lidhur me pyetjen tuaj për lojtarët e natyralizuar, po, do të ketë të tillë. Nesër do të publikohet lista e gjerë e lojtarëve të ftuar në rrjetet sociale zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës”, mbylli deklarimin Rraci. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme