Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:77 (24:19, 17:30, 24:10, 20:18), në javën e shtatë të ProCredit Superligës.
Ndeshja nga fillimi deri në fund ishte me shumë kthesa, por që përfundoi me triumfin e Vreshtarëve.
Në çerekun e parë, vendasit krijuan epërsi në 15:8, por një seri e suksesshme e mysafirëve bëri që të kalojnë në epërsi 15:17, por më pas ishte një seri e suksesshme e vendase, duke fituar këtë pjesë 24:19. Por, periudha e dytë i takoi në tërësi therandasve. Ata ishin dominues këtë pjesë, duke e fituar 17:30, për të shkuar në pushim me rezultat 41:49.
Atë që e bën therandasit në periudhën e dytë, e bën rahovecasit në periodën e tretë, ku u kundërpërgjigjen fuqishëm 24:10, ku shifrat pas 30 minutash ishin 65:59. Vreshtarët vazhduan me lojë të dhjetë minutat e fundit, duke ngritur epërsinë, për të fituar në fund me rezultat 85:77.
Te vendasit Julian Roche kishte 22 pikë e 13 kërcime, derisa Isiah Umipig 15 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mysafirët Trevon Allen 25 pikë e shtatë kërcime dhe Lis Shoshi me 11 pikë e 11 kërcime.
Rahoveci 029 ka tri fitore e katër humbje, kurse Golden Eagle Ylli një fitore e gjashtë humbje.




