Under Header

spot_img

Bashkimi e mposht Borën, vazhdon i vetmi pa humbje

spot_img

Bashkimi ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara në ProCredit Superligë.

Portokallezinjtë fituan ndaj Borës në udhëtim me rezultat 69:89 (14:27, 21:18, 15:19, 19:25).

Portokallezinjtë e filluan ndeshjen për mrekulli, duke dominuar tërësisht në çerekun e parë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, për të fituar këtë pjesë 14:27. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, duke përfunduar 21:18, për të shkuar në pushim me shifrat 35:45.

Në periodën e tretë mysafirët për një nuancë ishin më të mirë 15:19, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në dhjetë minutat e fundit për të fituar 69:89.

Adem Mekiq kishte 24 pikë te vendasit, derisa Isaiah Cousins 20 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime për mysafirët.

Bora ka një fitore e pesë humbje, ndërsa Bashkimi i vetmi me shtatë fitore në shtatë ndeshje.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme