Under Header

spot_img

Mujo Thaçi merr drejtimin e KBF Peja 03 që sivjet u paraqit në EuroCup Women

spot_img

KBF Peja 03 ka zyrtarizuar sot angazhimin e legjendës së basketbollit shqiptar, Muhammed Thaçi – Muja, i cili rikthehet në qytetin ku pati momentet më të ndritshme të karrierës së tij si lojtar.

Pas shumë vitesh në skenën rajonale dhe ndërkombëtare, Muja vjen sërish në Pejë, këtë herë në rolin e trajnerit të një skuadre.

Në njoftimin zyrtar të Pejës 03, klubi theksoi se Thaçi sjell përvojë të gjerë të fituar si lojtar profesionist dhe trajner në Kosovë, Gjeorgji dhe Izrael.

Muja gjatë karrierës së tij drejtuese, ka regjistruar rezultate fantastike, përfshirë paraqitjet e mira me Dinamo Tbilisi në Gjeorgji te meshkujt dhe titullin e kampionit në Izrael me Elitzur Ramlën te femrat.

Angazhimi i tij vjen në një sezon ku KBF Peja 03 mori pjesë edhe në garën prestigjioze EuroCup Women, duke arritur një fitore të rëndësishme në arenën evropiane — një hap i madh për një klub që po ndërton gradualisht identitetin e tij në basketbollin e femrave.

Me rikthimin e Mujës në Pejë, klubi synon të shtojë stabilitetin dhe organizimin brenda ekipit, duke synuar sivjet që të mbledhë të gjithë trofetë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme