Under Header

spot_img

Lajm i keq për Bashkimin, mbetet pa Palokajn pasi transferohet te Cibona

spot_img
spot_img

Klubi i Bashkimit ka njoftuar sot se ka ndarë rrugët me lojtarin Jan Palokaj, pas një marrëveshjeje të dyanshme ndërmjet palëve. Kontrata e Palokajt ka qenë e hapur për ofertat nga ekipet evropiane, dhe basketbollisti ka vendosur ta shfrytëzojë këtë mundësi për të vazhduar karrierën te klubi kroat Cibona e Zagrebit.

Nga Bashkimi kanë falënderuar Palokajn për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në Prizren, duke i uruar suksese në sfidat e radhës në kampionatin kroat dhe arenën ndërkombëtare.

Largimi i tij vjen në një fazë të rëndësishme të sezonit, ndërsa Bashkimi pritet të vazhdojë rrugëtimin me ndryshimet e nevojshme në përbërje për të mbajtur ritmin e garës në Superligë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme