Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës është më shumë se një takim sportiv pasi ka peshë dhe rëndësi të veçantë.
Nuk ka Shqipëri pa Kosovë dhe pikë por, rrethanat dhe historia kanë shkuar në drejtim që sot, kemi dy shtete shqiptare që përballemi njëri me tjetrin.
Nuk kemi çka me i bë, njëri sot do të dal humbës nga ky duel sportiv
PIKAT E FORTA
KOSOVA ka momentum të mirë, forma e lojtarëve dhe motivimi për sukses pas dështimit të fundit nën selektorin Choulet janë në nivel të lartë
Eksperienca e lojtarëve si Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Gëzim Morina, Erjon Kastrati, Mikaile Tmushiqi janë përaprësi e madhe e Kosovës ndërasa ftesa e Malcolm Armstead në vend të Divine Myles është perfekte, pavarësisht arsyesë pse Myles nuk është dhe drejtën me ju thënë as që po na intereson sepse Armsteadi është tashmë njëri prej nesh dhe po e njeh mirë shpirtin , mentalitein dhe basketin e Kosovës.
SHQIPËRIA ka përparësi fushën vendase sidomos në Shkodër dhe ka motiv për ngritje forme dhe këndellje pas humbjes në Sllovaki. Mbrojtja e mirë të cilën di ta luaj gjatë para-kualifikimeve sikurse ndeshja me mbrojtje të mirë ndaj Austrisë sivjet kur edhe fitoj janë pika të forta
DOBËSITË
KOSOVA ka një histori jo të mirë të garimit dhe rrallë ka kaluar fazat e pre-kualifikimeve përjashto ato për Botërorin 2019 gjitha tjerat ishin dështime. Mungesa e stabiliteti sepse performanca po varet nga forma momentale dhe Kosova nuk po ka qëndrueshmëri në lojë.
SHQIPËRISË i mungon thellësa e ekipit por edhe konsistenca dhe si barë do ta ketë edhe ngarkesën psikologjike për shkak të nivelit më të lartë të Superligës së Kosovës. Gjithashtu, barë mund të bëhet edhe pritshmëria e lartë për fitore në shtëpi
FAKTORËT VENDIMTARË
Padyshim se faktorët që mund ta vendosin ndeshjen janë:
1. Motivimi dhe rivaliteti janë faktori i parë pasi ndeshja do të jetë e ngarkuar emocionalisht por, Kosova mund ta menaxhojë më mirë këtë aspekt për shkak të eksperiencës.
2. Mbrojtja dhe disiplina janë shtyllë e lojës së SHQIPËRISË e cila do të tentoj ta ngadalësojë tempin, të luaj fizikisht dhe ta ruajë topin kurse KOSOVA duhet të shmangë vetëbesimin e tepërt dhe të luajë lojë të shpejtë dhe me intensitet të lartë për t’iu shmangur fizikalitetit dhe lojës agresive në mbrojtje nga vendasit
3. Avantazhi psikologjik do të jetë tek Kosova e cila hyn si favorit i lehtë fal rezultateve të fundit.
4. Menaxhimi i tempit: Shqipërisë i konvenon loja e ngadaltë kurse Kosovës më e shpejtë dhe me intensitet më të lartë
5. Kërcimet: kush e fiton betejën nën kosh në ktë duel do ta fitoj edhe lojën sepse të dyjat janë të paparashikueshme në gjuajtje nga distanca për treshe
6. Gabimet në fund të ndeshjes dhe rënia e koncentrimit duke shkaktuar topa të humbur të cilat skuadra tjetër do t’i ndëshkoj
7. Rotacioni dhe zëvendësimet më të pasura si dhe kimia e ekipit do të jenë tejet të rëndësishme.
Adhurues të basketbollit, si kurrë deri tash, duke marr parasysh rëndësinë dhe peshën emocionale të ndeshjes Shqipëri – Kosovë, adresa ku rrah zemra e basketbollit shqiptar: ASISTIONLINE , gjatë të dieles, në prag të ndeshjes do t’ju sjell artikuj, lajme dhe sidomos, analiza tejet interesante nga asistuesi i juaj Agon Fehmiu i cili edhe do ta komenton lojën nga Shkodra.
Me përvojën e tij mbi 40 vjeçare në basketboll, ndër tjera edhe si trajner, duke e ditur se Agoni i njeh shumë mirë të dy selektorët dhe filozofinë e tyre, AsistiOnline nesër do t’ju sjell:
1. Analizën e taktikave të lojës së Kosovës dhe Shqipërisë
2. Si do të luajnë në sulm? Taktikat e sulmit
3. Si do të luajnë në mbrojtje? Taktikat e mbrojtjes
4. Cilët janë çelësat e fitores për Shqipërinë e cilat për Kosovën sipas Agon Fehmiut?
5. Përmbledhja finale në prag të ndeshjes
Gjitha këto dhe shumë më shumë , gjatë të dieles në portalin numër një për basketboll në shqiptari, AsistiOnline


