Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE: Analiza e taktikave Shqipëri – Kosovë

Para-kualifikimet për Eurobasketin 2029 (Grupi C) : Shqipëria - Kosova

spot_img

Deri tash, Shqipëria dhe Kosova janë takuar 4 herë dhe rezultati është i barabartë (2:2).

Në vitin 1996, Shqipëria dhe Kosova u takuan për herë të parë si ekipe të dy republikave të pavarura ndërkohë u ndeshën edhe tri herë tjera.

Në vitin 1996, me 19 Qershor në Tiranë, përballjen e parë e fitoi Shqipëria (111:80). Përballja e dytë u zhvillua për nder të Ditës së Flamurit në Kosovën e lirë, me 28 nëntor 2000 dhe ktë duel e fitoi Kosova (85:84). Përballja e tretë ishte sërish festive, kësaj here u kremtua Shpallja e Pavarësisë së Kosovës kur me 21 Shkurt 2008, vëllezërit nga Shqipëria erdhë për ta zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare tashmë ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe e fituan atë duel (67:71). Përballja e katërt dhe e fundit u zhvillua me 31 korrik 2010 në kuadër të “Turneut ndërkombëtar veror” i cili u organizua në Prishtinë, me kërkesën e Kombëtares shqiptare në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit 2011 dhe atë ndeshje e fitoi Kosova pas vazhdimeve (101:94 / 86:86).

Pra, nga 19 Qershori 1996 e deri të dielën e 30 Nëntorit 2025, për gati 30 vjet, Shqipëria dhe Kosova u takuan katër herë dhe të gjitha ndeshjet ishin miqësore, vëllazërore dhe festive.

Këtë të diel, pas gati 30 viteve dhe 4 ndeshjeve vëllazërore, dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova po ndeshen për herë të parë në mënyrë zyrtare. Palestra Qazim Dervishi në Shkodër do të jetë vendi ku do të zhvillohet kjo ndeshje historike e vlefshme për parakualifikimet e Grupit C për Eurobasketin 2029 ku veç Kosovës e Shqipërisë, në grupin C gjendet edhe Sllovakia e cila të enjten mposhti Shqipërinë me rezultat 73:63.

Si zakonisht, nga viti 2000 e deri më sot, gjitha ngjarjet historike basketbollistike kosovare do të përcillen nga asistuesi i juaj Agon Fehmiu i cili do ta komentoj këtë duel historik.

ASISTIONLINE, gjatë ditës, në prag të ndeshjes, do t’ju sjell analiza tejet interesante nga asistuesi i juaj Agon Fehmiu.
Me përvojën e tij mbi 40 vjeçare në basketboll ndër tjera edhe si trajner, duke i njohur shumë mirë të dy selektorët dhe filozofinë e tyre, Agoni do t’ju sjell:

1. Analizën e taktikave të lojës së Kosovës dhe Shqipërisë
2. Si do të luajnë në sulm? Taktikat e sulmit
3. Si do të luajnë në mbrojtje? Taktikat e mbrojtjes
4. Cilët janë çelësat e fitores për Shqipërinë e cilat për Kosovën sipas Agon Fehmiut?
5. Përmbledhja finale në prag të ndeshjes

Gjitha këto dhe shumë më shumë , sot në prag të ndeshjes në portalin numër një për basketboll në shqiptari, AsistiOnline

Po e fillojmë me

ANALIZA E TAKTIKAVE

MODELI I LOJËS SË KOSOVËS

Dardanët kanë skuadër moderne, të bazuar në fundorë dhe me ritëm të shpejtë. Kosova është më e rrezikshme kur loja hapet dhe kur krijohet temp i shpejtë me tranzicion.

Karakteristikat e lojës së Kosovës janë:

1. Mbështetja te loja pick-and-roll
2. Kalimi apo tranzicioni i shpejtë në sulm pas kërcimit në mbrojtje
3. Krijimi i hapësirës apo spacing, me çka Kosova i hap korridoret e depërtimit për Dardanin, Erjonin, Tmushiqin, Bunjakun apo edhe Armsteadin por edhe Drilonin e Lisin që të shkojnë drejt koshit pastaj krijon kënde më të mira pasimi pasi distanca mes lojtarëve e bën më të vështirë që mbrojtja t’i ndërpresë pasimet. Me hapjen e lojës Kosova ndëshkon mbrojtjen kur del në ndihmë dhe krijo hapësirë për një shutër të mirë të cilët Kosova i ka dhe ky spacing mundëson më shumë gjuajtje nga pozita të lira dhe më të hapura, me përqindje më të lartë.
4. Vendimmarrja e lojtarëve me përvojë si Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Armstead, Kastrati , Morina e Tmushiqi

Pra, Kosovës i konvenon një lojë e hapur, dinamike dhe me shumë posedime.

MODELI I LOJËS SË SHQIPËRISË

Kuqezinjtë janë skuadër fizike, me mbrojtje të fortë por loja e tyre është e ngadaltë dhe bazohet në organizim në gjysmë-fushë.

Karakteristikat e lojës së Shqipërisë janë:
1. Presioni fizik mbi lojtarin me top
2. Mbrojtja e ngushtë në “trapez” / zonën e lyer
3. Ngadalësimi dhe “prishja/shëmtimi i lojës” duke synuar pak pikë të shënuara
4. Lojë e organizuar me aksione/set-e të strukturuara në sulm jo me sulme të improvizuara dhe imagjinatë

Shqipëria synon ngadalësim, kontroll dhe rezultat nën 70 pikë, ndeshja shkon në favor të tyre.

Në vazhdim, pas kësaj ju sjellim analizën e dytë : Si do të luajnë në sulm? Taktikat e sulmit

Qëndroni me AsistiOnline

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme