Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE: cilët janë “çelësat” sipas Agonit?

Para-kualifikimet për Eurobasketin 2029 (Grupi C) : Shqipëria - Kosova

spot_img

Ndeshja Shqipëria – Kosova e vlefshme për parakualifikimet e Grupit C për Eurobasketin 2029 zhvillohet sot (e diel, 30.11.2025) nga ora 18:00 në palestrën Qazim Dervishi në Shkodër

Bazuar në analizat paraprake të ndeshjes Shqipëria – Kosova, në vazhdim Agon Fehmiu për AsistiOnline sjell “çelësat” e fitores për secilën skuadër dhe parashikimin e rrjedhës së duelit.

FAKTORËT QË SJELLIN FITOREN E KOSOVËS

1. Ritmi i lartë
2. Shënimi i pikëve në kundërsulm
3. Sulmimi i mbrojtjes së Shqipërisë me trepikësha gjatë mbrojtjes “drop coverage” (tërheqja e qendrës poshtë bllokut në pick and roll)
4. Dominimi në kërcime , sidomos në mbrojtje
5. Pasimi i parë i shpejtë dhe “kundërsulmet atomike”
6. Detyrimi i Shqipërisë të gjuaj nga pozitat e vështira
7. Nëse Kosova shënon më shumë se 72 pikë me shumë gjasa fiton.

FAKTORËT QË SJELLIN FITOREN E SHQIPËRISË

1. Ngadalësimi ekstrem i lojës
2. Loja agresive dhe fizike në çdo duel
3. Shkatërrimi i Pick and Rollit të Kosovës me mbrojtjet (ICE, SËITCH, DEEP DROP)
4. Kërcimet në sulm
5. Mbrojtje pa faulle të panevojshme
Nëse Shqipëria e mban Kosovën nën 70 pikë ka shanse reale të fitojë.

RRJEDHA E NDESHJES SIPAS AGONIT
Çereku 1
• Shqipëria tenton të ngadalësoj ritmin e lojës
• Kosova teston Pick and Rollin dhe pikat e dobëta të rivalit
• Çereku i parë ka mundësi të kaloj me pak pikë nëse Kosova nuk ndërmerr një ofensiv fillestare duke tentuar ta vendos dominimin në start

Çereku 2
• Kosova e gjen ritmin dhe fillon ta imponon
• Shqipëria ruan lojën me kërcime dhe duele fizike
• Kosova krijon avantazh +3 deri +6

Çereku 3
• Kosova e rrit ritmin dhe tempin e lojës
• Shqipëria humb stabilitetin në mbrojtje , ngarkohet me faulla dhe ngushtohet rotacioni
• Mundësi që Kosova të shkëputet +6 deri +10

Çereku 4
Dy skenarë:
Nëse Shqipëria kthehet duke e kontrolluar, ngadalësuar ritmin dhe qëlluar disa treshe si kundër Sllovakisë do të kemi ndeshje të ngushtë
Nëse Kosova e hap lojën, dominon me ritëm të shpejtë atëherë do të kemi epërsi 6–12 pikë

AVANTAZHI TAKTIK

Kosova do të dominoj nëse arrijnë të shfrytëzoj lojtarët fundor më kualitativ që i ka, lojën e hapur (spacing) më të mirë, kundërsulmin dhe tranzicionin e shpejtë, si dhe lojën e shpejtë në Pick & Roll

Shqipëria mund të fitojë vetëm nëse e ngadalëson lojën, fiton kërcimet dhe çrregullon lojën Pick & Roll të Kosovës

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme