Pak orë para fillimit të ndeshjes Shqipëria – Kosova e vlefshme për parakualifikimet e Grupit C për Eurobasketin 2029 e cila zhvillohet sot (e diel, 30.11.2025) nga ora 18:00 në palestrën Qazim Dervishi në Shkodër, analizat ekskluzive të Agon Fehmiut për AsistiOnline po i përmbyllim me përmbledhjen finale.
Ky duel do të transmetohet sot direkt në Sport 1 në Artmotion dhe do të komentohet nga Agon Fehmiu
KOSOVA
Stil i lojës:
Ritëm i lartë, Pick & Roll i shpejtë, kundërsulme atomike, kthim i shpejtë në mbrojtje, Hapja e lojës / Spacing, vendimmarrje e sigurt )koncentrim dhe pa panik në sulm)
Qëllimi kryesor:
Vendosja e ritmit të shpejtë dhe detyrimi i Shqipërisë të dal nga loja e ngadaltë
Nëse loja është e shpejtë Kosova fiton nëse loja luhet ngadaltë Shqipëria hyn në kombinim për ta fituar ndeshjen.
PESË OBJEKTIVAT E KOSOVËS
1. Ritëm i shpejtë me më shumë se 75 posedime
2. Pick and Roll i vazhdueshëm, gjuajtje nga pozita të hapura, hapësira për depërtim
3. Neutralizimi i kërcimit në sulm i Shqipërisë
4. Shfrytëzim i dobësisë së tyre të rotacionit të ngadalshëm në mbrojte
5. Kontrolli i plotë i çerekut të tretë (shkëputja duhet të ndodh aty)
ÇFARË PËRBALLJE DO TË KËRKOJË SHQIPËRIA KUNDËR KOSOVËS
1. Futja e qendrave të Kosovës në faulle pasi Kosova ka më pak qendra
2. Post-up ndaj fundorëve të Kosovës ku Shqipëria do të sulmojë fizikisht çdo mismatch.
3. Një lojë të ashpër fizikisht , për të kufizuar shpejtësinë e Kosovës.
4. Lëvizje të shumta para se të fillojë pick-and-roll-i për të lodhur mbrojtjen e Kosovës.
SKENARËT QË KOSOVA DUHET TË PARASHIKOJË
1. Nëse Shqipëria fillon fuqishëm me lojë fizike dhe të ashpër, Kosova duhet të qëndrojë e qetë dhe të pres imponimin e ritmit të vet të lojës. Ritmi vjen me kohë.
2. Nëse Shqipëria dominon në kërcime në sulm në fillim, Kosova duhet të mos e humbë koncentrimin por vetëm të vendosë 2-3 lojtarë për mbyllje (box out).
3. Nëse loja fiton në intensitet por jo në shpejtësi atëherë Kosova duhet të jetë këmbëngulëse , mos ta ul nivelin por ta shtojë tempin deri sa rivali të “thyhet”.
PIKA KU KOSOVA MUND TË SULMOJË DIREKT PËR FITORE
1. P&R kundër drop-it të Shqipërisë (pull-up 3 + short roll)
2. Drag screen në tranzicion (dobësia kryesore e tyre)
3. Spain P&R (Shqipëria s’komunikon shpejt)
4. Ghost screens (Shqipëria ndihmon para kohe)
5. Corner 3 (shansi më i madh i pikëve të lira)
6. 5-Out kur lodhen (çereku III–IV)
SI E FITON SHQIPËRIA NDESHJEN?
Shqipëria ka vetëm 3 mënyra reale për ta fituar:
1. Nëse e kontrollon totalin e pikëve nën 68, nëse ndeshja shkon me pak pikë kjo është rrezik për Kosovën.
2. Merr më shumë se 14 kërcime në sulm pasi kjo është arma kryesore e Shqipërisë.
3. Fut Kosovën në faulle të hershme, sidomos qendrat e Kosovës
SI E FITON KOSOVA NDESHJEN?
Kosova duhet të:
1. Shpejtojë ritmin (transition + drag screen)
2. Shpërndajë trepikëshat për t’i detyruar të mos mblidhet mbrojtja
3. Neutralizojë post-up-in me ndërrim përpara dhe hyrje të shpejtë
4. Kontrollojë kërcimin në mbrojtje, mbyllja e mirë e koshit
5. Shpërndajë topin nga Pick and Roll me rrotullim të shkurtë (short rrol) dhe dy pasime të njëpasmnjëshme (swing-swing).
Nëse Kosova i arrijnë këto 5 pika e fiton duelin 8 deri 15 pikë epërsi.


