Në prag të ndeshjes Shqipëria – Kosova, portali numër një për basketboll në shqiptari, AsistiOnline sjell analiza ekskluzive nga Agon Fehmiu i cili, me përvojën mbi 40 vjeçare në basketboll ndër tjera edhe si trajner, duke i njohur shumë mirë të dy selektorët dhe filozofinë e tyre ka përgatitur një seri të shkrimeve shumë interesante.
Shqipëria – Kosova, ndeshja e cila zhvillohet sot (e diel, 30.11.2025) nga ora 18:00 në palestrën Qazim Dervishi në Shkodër, është e vlefshme për para-kualifikimet e Grupit C për Eurobasketin 2029 dhe në vazhdim radhën e ka analiza e taktikës së sulmit
SHQIPËRIA NË SULM shpesh vuan në shënimin e pikëve dhe ka nevojë për sulm të organizuar ngadalë.
1. LOJA NË GJYSMË-FUSHË ME SULME TË ORGANIZUARA – AKSIONE /SET
STAGGER SCREENS apo blloka të dyfishtë nganjëherë të trefishtë i sigurojnë shuterave të Shqipërisë që të fillojnë nga vija fundore apo këndi duke shfrytëzuar bllokun e parë, pastaj vazhdojnë të lëvizin duke shfrytëzuar të dytin dhe ndonjëherë edhe bllokun e tretë para se ta marrin topin për një gjuajtje të hapur.
Pra, me këta blloka të shumëfishtë , Shqipëria mundohet të thyej dhe vonoj mbrojtjen kundërshtare për të krijuar hapësirë për gjuajtje për treshe apo për të krijuar mundësi depërtimi kur shuteri pranon topin në pozitë jo shumë të volitshme dhe pastaj ose e përfundon sulmin me dyhapësh ose e pason sërish jashtë duke e zgjatë mbrojtjen dhe ndikuar që ajo të reagoj vonë
ELEVATOR SCREENS apo blloku i cili bëhet për të liruar shuterin që vjen nga vija fundore ose krahu, duke ia “hapur dyert” midis dy lojtarëve që bëjnë bllokun si dyert e një lifti apo ashensori për të krijuar pozita të hapura për 3pikësha.
MID-POST ISOLATIONS apo izolimi në postin e mesëm është një strategji ku zakonisht alo ose qendra e merr topin në postin e mesëm, diku rreth vijës së gjuajtjeve të lira ose te bërryli (këndi i trapezit) dhe izolohen për të sulmuar mbrojtësin e tyre në lojë një-për-një duke depërtuar drejt koshit, bëjë rreth-rrotullim me rolling dhe sulmoj koshi, kthehet me fytyrë dhe gjuaj ose të pasojë jashtë nëse dyfishohet dhe jashtë mbetet një ekstra lojtar i lirë të hap rrugë
2. QARKULLIMI I TOPIT
Shqipëria shënon më shumë kur topi lëviz nga ana e fortë kah ana e dobët, pastaj depërton në brendi dhe e pason jashtë për shut por nëse topi ngec, përfundon me gjuajtje të detyruar.
3. SULMIM I MISMATCHEVE
Shpesh Shqipëria do të provojë që të krijoj mis-match dhe me post-up të qendrave apo alo-qendrave të Shqipërisë ndaj fundorëve të Kosovës, të pozicionohen pranë koshit, zakonisht me shpinë, për të shënuar duke përdor pozicionin e trupit, këmbët dhe forcon për të vendosur një pozitë të mirë duke e shtyjë mbrojtësin dhe shënuar me dyhapësh ose horog, kthyer me fytyrë para gjuajtur ose pasuar duke krijuar mundësi për bashkëlojtarët që e prenë korridorin duke depërtuar në brendi ose janë të lirë për gjuajtje, nëse mbrojtja mblidhet rreth tyre
4. FUTJA E QENDRAVE DHE ALO-QENDRAVE TË KOSOVËS NË PROBLEM ME FAULLE
Me lojë fizike dhe kontakt të shpeshtë, Shqipëtria do të tenton të fus lojtarët shtatëlartë të Kosovës në telashe me faulle pasi Kosova nuk ka opcion të madh të qendrave
5. KËRCIMI NË SULM
është armë e fortë e Shqipërisë dhe nëse marrin 10 apo më shumë kërcime në sulm, loja do të ndryshon krejt sepse kuqezinjtë kanë përqindje të lartë të konvertimit të kërcimeve në sulm në pikë nga rastet e dyta.
KOSOVA NË SULM do të mbështetet tek:
• Pick and Rolli i lartë
• tranzicioni i shpejtë
• Drive & Kick (Depërtim + pasim jashtë)
• Poste të rreme apo hyrje në post si mashtrim
1. PICK-AND-ROLLI LARTË
Arma kryesore e Kosovës kundër Shqipërisë do të jetë Pick and Rolli i lartë ku do të përdoren: Blloku i hershëm (drag screen),
Pick and Roll i zgjëruar ( spread Pick n Roll) dhe bllokat e dyfishtë apo re-screen
Kjo do të ndodh sepse Shqipëria ka qendrat dhe alo-qendrat e ngadalshme kurse Kosova ka fundor kreativ dhe të rrezikshëm për treshe.
Pastaj bllokat e hershëm të Kosovës apo Drag screen në tranzicion janë shumë të vështira për t’u lexuar dhe ndalur me çka Kosova krijon avantazh para se mbrojtja e ngadalshme e Shqipërisë të vendoset .
Me DRAG SCREEN APO BLLOKUN E HERSHËM i cili bëhet menjëherë pas kërcimit në mbrojtje apo herët në sulm gjatë pasimit të parë dhe të shpejtë, Kosova synon kundërsulme të shpejta dhe të mos lejon vendosjen në mbrojtje dhe e detyron mbrojtjen të reagojë para se të jetë vendosur dhe plotësisht e organizuar, duke krijuar avantazhe për depërtime të hapura, gjuajtje nga pozitat e lira apo pasime për depërtim në dyhapësh në brendi.
Me këto DRAG SCREEN Kosova do të tenton të mos lejoj organizimin e mbrojtjes së Shqipërisë duke krijuar ndërrime të gabueshme të lojtarëve (mismatch) dhe konfuzion në mbulimin e lojtarëve, me çka krijohet mundësia për të gjuajtur para se mbrojtja të vendoset.
Kjo funksionon te ekipi i Kosovës i cili në krahasim me atë të Shqipërisë ka fundorë dhe lojtarë shtatlartë më të lëvizshëm mobil duke krijuar tranzicion dhe ritëm të shpejtë i cili nuk i konvenon Shqipërisë
Gjithashtu përdorimi i SPREAD PICK AND ROLL APO PICK AND ROLL I HAPUR do të jetë një nga armët e Kosovës ku lojtari me top merr një bllok nga qendra apo alo-qendra, zakonisht në majë të zonës, kurse tre lojtarët e tjerë hapin fushën — zakonisht në qoshe dhe krahë dhe kështu me një mbrojtje të shtrirë/hapur të kundërshtarit, lojtari me top (Dardani, Valoni, Armsteadi, Tmushiqi apo Bunjaku) kanë hapësirë për të:
• Depërtuar drejt koshit deri në fund
• Ndaluar menjëherë pas bllokut dhe gjuajtur
• Pasuar tek qendra apo alo-qendra që rrotullohet pas bllokut (roll man)
• Pasuar te lojtarët e lirë anash
Me këtë lojë sulmi i Kosovës do ta hutoj mbrojtjen e Shqipërisë dhe ta fus në shumë dilema pasi
• Krijohen shumë korridore depërtimi, mbrojtja mbetet larg dhe nuk mund ta mbulojë krejt zonën.
• Vështirë ndihmohet: Nëse një mbrojtës lë shuterin e vet, krijohet një 3-pikësh i hapur.
• Lexime të thjeshta: Lojtari me top duhet t’i lexojë vetëm një ose dy mbrojtës.
• Krijon gjuajtje me përqindje të lartë: Dy-hapësh, pasim me llob në brendi për aley oop ose 3-pikësha të hapur.
2. TRANZICIONI I SHPEJTË
Kosova është shumë më efikase kur luan me ritëm të lartë dhe sulmon para se Shqipëria të vendoset në mbrojtje duke:
• Vrapuar shpejtë
• kundërsulmuar menjëherë pas kërcimit në mbrojtje
• gjuan shpejt
Ky është avantazhi më i madh i Kosovës në këtë përballje.
3. DRIVE & KICK (DEPËRTIM + PASIM JASHTË)
Kjo e shemb mbrojtjen e Shqipërisë sepse:
• këndi mbetet bosh për treshet e Dardanit,
• Pastaj krijohet mundësia për “swing-swing” apo dy pasimeve të shpejta rresht, të njëpasnjëshme rreth perimetrit për ta lëviz mbrojtjen dhe për të krijuar një gjuajtje të hapur ose një korridor depërtimi pasi ky qarkullim i shpejtë i topit e detyron mbrojtjen e ngadalshme të Shqipërisë të rrotullohet shpejt, duke shkaktuar konfuzion dhe thyerje të sistemit mbrojtës pasi zakonisht fundori depërton në trapez, mbrojtja mblidhet në drejtim të topit kurse pasi i parë del jashtë te krahu (swing i parë) dhe krahu e pason menjëherë në kënd (swing i dytë) ku ose kemi një trepikësh të hapur ose depërtim kah vija fundore
Kosova është më e gatshme që të gjuaj numër të madh të tresheve .
4. POSTE TË RREME APO HYRJE NË POST SI MASHTRIM
Jo sulme të vërteta nga posti por përdorim të:
• pasimeve në post
• prerjeve nën kosha
• flare-screen në krahun e dobët apo bllok pa top që bëhet për ta liruar një shuter larg topit, zakonisht drejt vijës anësore ose këndit, për të krijuar mundësi për gjuajtje të hapur.
P.sh. Dardani pa top niset pranë majës së zonës ose krahut dhe Morina, Hajrizi apo Shoshi i bëjnë një bllok duke i mundësuar që të lëviz drejt hapësirës së lirë në perimetër kurse Dardani hape larg , zhvendoset gjerë drejt krahut ose këndit dhe pasuesi , zakonisht në maje të zonës e pason topin mbi mbrojtjen drejt Dardanit , zakonisht për treshe ose pastaj Dardani apo cili do fundor bombardon ose e shndërron në sëing sëing për ta lëvizur mbrojtjen e Shqipërisë.
Në vazhdimësi të analizave në ASISTIONLINE pas pak vjen edhe analizën e taktikave të mbrojtjes.
Si do të luajnë në mbrojtje Shqipëria dhe si Kosova ?
Gjitha këto dhe shumë më shumë , në portalin numër një për basketboll në shqiptari, AsistiOnline


