Under Header

spot_img

Kosova fiton ndaj Shqipërisë, i nis parakualifikimet evropiane pozitivisht

spot_img

Kosova fitoi përballjen e parë zyrtare ndaj Shqipërisë me rezultat 84:99, takim që u zhvillua në Shkodër.

Kosova e nisi ndeshjen shumë më mirë dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishte dominues, duke e fituar këtë pjesë. Dardanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku vetëm sa ngritën epërsinë për të shkuar në pushim me shifrat 28:44.

Edhe në pjesën e dytë, Kosova e ruajti epërsinë, duke shkuar deri në 21 pikë, derisa në fund triumfuan me shifrat 84:99.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës nga ndeshja e parë e zhvilluar, aq sa ka edhe Sllovakia, derisa Shqipëria numëron dy humbje.

Ndeshja ishte e vlefshme për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme