Under Header

spot_img

Edon Maxhuni jonë shkëlqen me 20 pikë në fitoren e madhe të Finlandës

Pas suksesit historik dhe vendit 4. në Eurobasket 2025, Finlanda e mbyll perfektë vitin me fitore mbresëlënëse ndaj Francës

spot_img

Edon Maxhuni i jonë ishte hero në fitoren e Finlandës kundër Francës me rezultat 83:76, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në Metro Arena të qytetit Espoo.
Edon Maxhuni ishte lider i ekipit me 20 pikë, duke shënuar të gjitha treshe (2/2) dhe gjuajtjet e lira (4/4) dhe duke shënuar 5 nga 8 tentimet për dyshe , sidomos duke qenë vendimtar në çastet e vështira kur trekolorët në start të çerekut të fundit krijuan epërsi prej 9 pikëve.

Me 6 pikë rresht Edoni e mbajti balansin dhe e afroi disavantazhin në tri pikë (67:70) kur Susijengi (lava e ujqve) realizuan seri prej 10:0 duke e shndërruar minusin prej 5 në plus prej 5 pikëve (77:72) dhe në fund duke triumfuar kundër francezëve përkundër faktit se luajtën pa yllin e ekipit dhe NBA yllin, Lauri Markkanen.

Përveç Edonit që ishte lider me 20 pikë u dalluan edhe Alexander Madsen me 14 dhe Mikael Jantunen i cili përpak nuk realizoi double double.
Jantunen, shoku më i ngushtë i Edonit dhe lojtari i Fenerbahçes, kampiones aktuale të Euroleagues, ishte fantastik në çastet e presionit të francezëve dhe luftoi si “ujk” duke e mbyll ndeshjen me një paraqitje të shkëlqyer dhe me 9 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime.

Kështu, pas një starti të keq të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027 kundër Hungarisë, pasi Finlanda pësoi humbje në udhëtim me rezultat 82:89, “Ujqit” u rikthyen me fitore fantastike përkundër disavantazhit ndaj francezëve dhe kështu, Finlanda e cila ishte një nga surprizat më të mëdha të vitit 2025, duke shkaktuar tronditje të shumta dhe duke përfunduar në vendin e katërt në EuroBasket 2025 pasi eliminoi Serbinë (kandidaten për titull) në të tetën e finales, pastaj Gjeorgjinë duke u mposht nga Gjermania në gjysmëfinale dhe duke pësuar në betejë për medaljen e bronztë nga Greqia e udhëhequr nga mega ylli i NBA, Giannis Antetokounmpo, me rezultat të ngushtë (92:89).

Ishte ky një vit fantastik i cili u shkrua me shkronja të arta në historinë e basketbollit finlandez si viti më i mirë ndonjëherë kurse Edon maxhuni i jonë, ishte në mesin e më të merituarve për ktë së bashku me megayjet si Lauri Markkanen dhe shoku i tij i ngushtë, Mike Jantunen.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme