Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE: Luftëtari shkodran porositë “do të kthehem edhe më i fortë”

Daniel Lekndreaj do të mungoj 3 muaj për shkak të lëndimit të gjurit

spot_img

Sërish përballja kundër Sllovakisë në Sllovaki ishte e kobshme për Daniel Lekndreajn apo Luftëtarin Shkodron si e ka pagëzuar Agon Fehmiu, pasi sërish lëndoi gjurin dhe do të mbetet jashtë së paku 2-3 muaj.

Një nga armët më të fuqishme të kombëtares shqiptare dhe kapiteni i Sigal Prishtinës (i vetmi i mbetur tek bardh e kaltrit nga edicioni i kaluar) është lënduar të enjten mbrëma në ndeshjen para-kualifikuese për Eurobasket 2029 të cilën Shqipëria e luajti në OPrevidzia të Sllovakisë dhe të cilën e humbi me rezultat 63:73.

Përveç humbjes, kuqezinjtë humbën edhe alon e fuqishme Daniel Lekndreajn me të cilin AsistiOnline bisedoi pas lëndimit.

I pyetur se cili është lëndimi dhe si e ndien veten dhe nëse do të ketë intervenim kirurgjik, Luftëtari Shkodran, ekskluzivisht për AsistiOnline deklaroi

“ Kam pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë, i cili kërkon kujdes të veçantë. Aktualisht po ndihem më mirë nga dita në ditë dhe jam i fokusuam vetëm te rikuperimi. Jam duke ndjekur çdo udhëzim të mjekëve që të rikthehem sa më shpejt dhe më i fortë” tha Lekndreaj duke shtuar se “Po, do të ketë një ndërhyrje mjekësore dhe më pas një fazë rehabilitimi. Sipas parashikimeve të mjekëve, do të jem për një periudhë të caktuar jashtë parketit, por do të kthehem sapo të jem 100% gati. Nuk dua me rreziku asgjë — synimi jem asht rikthimi i plotë dhe i sigurte”

Lidhur me ndeshjen historike Shqipëri – Kosovë, ndeshjen e parë zyrtare në mes të dy shteteve vëllazërore ku Lekndreaj mungoj, kapiteni i Sigal Prishtinës tha:
“Ka ken një ndeshje mes dy vendeve tona vëllazërore. Të dy ekipet dhanë maksimumin dhe treguan shpirt gare, por mbi të gjitha treguan respekt dhe lidhjen që na bashkon. Për mua ishte një përballje që të mbush me emocione të mira, sepse në fund të ditës jemi një komb dhe futemi në fushë për ta nderuar flamurin tonë, secili në mënyrën e vet”.

Krejt në fund, ky lëndim e lë Sigal Prishtinën pa kapitenin dhe njërën prej shtyllave të fuqishme të skuadrës megjithatë Lekndreaj beson fuqishëm te shokët e tij:
“Prishtina është një skuadër me karakter dhe me lojtarë që dinë të marrin përgjegjësi. Edhe pse un do mungoj , ekipi asht i fortë dhe i bashkum. Kam besim të plotë te djemtë dhe te stafi bashkë me Plisat se do të vazhdojnë të japin maximumin derisa te kthehem.”

Data e sigurt e kthimit të kapitenit prishtinas ende nuk dihet megjithatë, duke marr parasysh natyrën e lëndimit të përsëritur, inimumi i mungesës do të jetë 3 muaj.
Aktualisht, Daniel Lekndreaj në edicionin e sivjetmë të ProCredit Superligës luan me një mesatare prej 7.8 pikëve, 4.5 kërcimeve, 3 asistimeve dhe 1.5 topave të vjedhur për ndeshje, të cilat tash shokët e tij nën komandën e trajnerit Michailis Kakiouzis duhet ta kompensojnë.

Përballjen e radhës do ta kenë të mërkurën me Golden Eagle Yllin i cili nënshkroi me trajnerin Jeronimo Sharin, ish trajnerin e prishtinasve në edicionin 2016/17 kur edhe iu solli trofeun e dyfishtë, Kupën dhe titullin e kampionit

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme